Është shqiptare partnerja! Reprezentuesi i Shqipërisë: Jam i dashuruar!

Futboll

Është shqiptare partnerja! Reprezentuesi i Shqipërisë: Jam i dashuruar!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:54
Jasir Asani

Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani ka zbuluar se është në një lidhje dashurie.

Futbollisti i njohur ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij

“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe.

Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat