PSG humb dy lojtarë titullar

Futboll

PSG humb dy lojtarë titullar

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 12:02
Enrique

Lajmet e këqia duket se nuk kanë të mbaruar për klubin e Paris Sen Zhermen. Në një deklaratë për mediet, klubi parizien bën me dije se për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka humbur dy lojtarë.

Mbrojtësi Markinjos pati një problem në kofshën e majtë në ndeshjen e Brazilit me Argjentinë dhe do të mungojë për të paktën 10 ditë, duke humbur ndeshjen delikate kundër Monako dhe atë kundër Njukasëll në Ligën e Kampionëve. Ndërsa talenti francez Varen Zaire-Emeri, nuk mund të kthehet te PSG-ja para vitit 2024.

“Markinjos do të duhet të pushojë për të paktën 10 ditë pas problemit të shfaqur në kofshën e majtë.

Ndërsa Varren Zaire-Emeri pas ndrydhjes së pësuar në kyçin e këmbës së djathtë do të duhet të marrë veten deri në merkaton e dimrit,” thuhet në komunikatën e klubit parizien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat