Jasharoski paralajmëron skuadrën shqiptare

Futboll

Jasharoski paralajmëron skuadrën shqiptare

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:00
Jasharoski

Alen Jasharoski është futbollisti më në formë i skuadrës shqiptare Voska Sport nga Ohri, teksa i njëjti ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit radhazi, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën për të marrë 4 pikë në dy ndeshje kampionale, ndërsa gjithashtu të shtyjë skuadrën drejt ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së veriut, pas atij super goli me kokë në përballjen ndaj Bregallnicës në Shtip. 

Jasharoski thotë se dëshiron të vazhdojë serinë e golave, mirëpo mbi të gjitha shpreson të vazhdojë seria e rezultateve pozitive të Voska Sport, skuadër kjo që tashmë 7 ndeshje nuk dinë për disfatë, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet e Kupës, ku kemi arritur të eliminojmë Bregallnicën dhe kundërshtarin e radhës në kampionat, Struga Trim Lum. 

“Gjithsesi se duam ta vazhdojmë atë seri të rezultateve pozitive, por njëkohësisht të vazhdojë edhe me shënimin e golave, me të cilët do e ndihmojë skuadrën time.

Shpresoj që edhe në këtë ndeshje të arrijmë një rezultat në favorin tonë.

E respektojë ekipin e Struga Trim Lum, presim një derbi të vërtetë buzë liqenit, ku mendoj se fituesin do ta vendosin vetëm nuanca” – thotë Alen Jasharoski.

Ndeshja luhet nesër në orën 13.00 në Strugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat