Arsimi turpëron me 8:1 Pobedën, Besa - Teteksi shtyhet! Bashkimi pëson humbje të thellë 

Futboll

Arsimi turpëron me 8:1 Pobedën, Besa - Teteksi shtyhet! Bashkimi pëson humbje të thellë 

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:58
KF Arsimi

Ndeshje e javës së 13-të u luajtën nëpër borë. 

Ndeshjet u luajtën në fushë të mbuluar me borë në Manastir dhe në Reçicë të Tetovës. 

Dy ndeshje janë shtyrë për 27 nëntor, ajo në mes Skopjes e Osogovos dhe Besës e Teteksit.

Pelisteri e ka mposhtur me rezultat 4:0 Bashkimin e Kumanovës. 

Në kushte jashtëzakonisht të vështira loje, një fushë krejtësisht e mbuluar me borë, Arsimi nga Çegrani në Reçicë nuk tregoi mëshirë për Pobedën e Prilepit, duke e turpëruar me rezultat 8:1. 

Pas javës së 13-të Lig[n e Dytë të Maqedonisë së Veriut, Besa (një ndeshje më pak) kryeson me 31 pikë, pasojnë Detonit 29, Pelisteri 27, Bellasica 20, Kozhuv 20, Ohrid 20, Arsimi 19, Novaci 1, Teteksi 17, Bashkimi 17, Vardari (N) 15, Pobeda 15, Skopje 13, Osogovo 11, Karaormani 10 dhe Sasa 7. 

Java e 13-të

Pelisteri - Bashkimi 4:0
Karaormani – Novaci 1:3
Arsimi - Pobeda 8:1
Detonit Plaçkovica – Ohrid 1:0
Kozhufi – Kamenica Sasa 3:2
Vardar Negotino – Bellasica 1:0
Skopja – Osogov0 (27.11.  13.00)
Besa – Teteksi (27.11. 13.00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat