Osmani “kapet” pas mungesës së Balajt

Futboll

Osmani “kapet” pas mungesës së Balajt

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:14
Osmani

Ndeshja e katërt pa fitore për Vllazninë, një situatë që nuk i jep aspak qetësi teknikut Qatip Osmani. 0-0 me Laçin e mban formacionin shkodran vetëm dy pikë mbi vendin e fundit dhe kjo nuk ishte aspak ajo për të cilën shqiptaro-maqedonasi erdhi të zëvendësonte Memellin.

Sidoqoftë, ngjeshja e renditjes të lejon përmbysjen e menjëhershme të situatës, si shpreson tekniku.  

Mungesat për shkak dëmtimesh kanë ndikuar shumë. Mendoj se me Balën në fushë do të kishim tjetër ndeshje”, tha Qatip Osmani.

Raste të pa finalizuara, apo gabime në pasimin e fundit, situate që përsëriten te Vllaznia dhe e mbajnë Osmanin me dy pikë në katër ndeshjet e fundit, edhe pse tekniku kapet fort pas mungesave të rënda të Malës e Balajt.

“Sigurisht që jemi në zonën e ftohtë, por me një fitore ndryshon gjithçka. ËShtë herët për të bërë dramna dhe duhet të mos humbim qetësinë. Duhet të punojmë mirë dhe rrezultatet do të vijnë”, tha trajneri i Vllaznisë.

Në Shkodër tani shpresojnë vetëm që Stojanovic, që u dëmtua në nxemje, duke u zëvendësuar nga Pusi, të mos ketë asgjë serioze dhe të mund të luajë të hënën kundër Teutës. Rikthehet Balaj, ndërsa sytë janë në gjendjen fizike të Malës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat