Shqiptari lëndohet në Zvicër! Frick, kritikon kritikët e Jasharit

Futboll

Shqiptari lëndohet në Zvicër! Frick, kritikon kritikët e Jasharit

Nga: K. Goca Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 21:50
Frick

Pas fitores 3:1 në shtëpi kundër Winterthurit, trajneri i Luzernit Mario Frick tregon se çfarë mendon për kritikat e shumta ndaj kapitenit të tij, Ardon Jashari.

Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë (51’), Ardon Jashari i Luzernit dhe Thibault Corbaz i Winterturit, u përplasën kokë me kokë në rrethin qendror. 

Dyshja bie në tokë, ndërsa Corbaz shikon rreth e qark i trullosur, Jashari vëren pasi kapi syrin: po rrjedh gjak! 

Image

Ardon Jashari pas lëndimit

Të dy lojtarët nuk mund të shkojnë më tej, ata shkojnë në treshatore. Mjekët i qepin menjëherë plagën Jasharit mbi sy, ka shrkruar mediumi zviceran “Blick”.

21-vjeçari bëri shumë bujë pasi nuk donte t’I bashkohej kombëtares së Zvicrës U21. 

Kishte shumë kritika në drejtim të tij. 

Eksperti i futbollit për “Blick”,  Stephane Henchoz, iu drejtua Jasharit për arrogancë, kolumnisti i “Blick’ Kubilay Türkyilmaz bëri thirrje që të përjashtohet për një vit nga kombëtarja. 

Nuk është çudi, kur Jashari u kthye në qendër të vëmendjes, të gjithë sytë ishin tek ai.

Me sa duket nuk është problem për kapitenin e Luzerni.

Jashari po luante jashtëzakonisht mirë, duke fituar topa të shumtë dhe duke inicuar pothuajse çdo sulm të Luzernit. 

Trajneri i Liuzernit,  Mario Frick, tha: “Pa të kemi humbur rendin.

Nuk u befasova aspak që ai luajti kështu pas turbulencave, Ardoni ka cilësi të mëdha”.

Dhe pastaj, pa u pyetur, Frick-u sulmon kritikët e shumtë të Jasharit: “Shumë njerëz kanë komentuar ditët e fundit. 
Do të ishte më mirë: heshtni! Në vend që të pretendoni gjëra pa ditur për marrëveshjet.”

Marrëveshjet? Frick nuk hyn në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat