​Vendoset finalja e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17

Futboll

​Vendoset finalja e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:29
​Vendoset finalja e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17

Ka përfunduar edhe gjysmëfinalja e fundit e Kampionatit Botëror për grupmoshat U17 në futboll, ku është mësuar kundërshtari i Kombëtares së Gjermanisë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Manahan”, Franca U17 e ka mposhtur Malin U17 me rezultat të ngushtë 2:1.

Golat e fitores për Francën i shënuan Yvann Titi (minuta e 56’) dhe Ismael Bouneb (minuta e 69’), kurse golin e nderit te Mali e shënoi Ibrahim Diarra në minutën e 45+4’.

Me këtë fitore, Franca e siguron finalen e Botërorit për grupmoshat U17, ku atje do të përballet me Gjermaninë.

Ndërkaq, Mali do të luftojë për vendin e tretë të këtij Botërori me Kombëtaren e Argjentinës.

Rezultati final, 2:1 në favor të Francës U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat