Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Futboll

Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin e Barcelonës në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 10:15
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi ndihet i lumtur me kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por shtoi se problemet nuk zgjedhën me këtë kualifikim.

Xavi mund të marrë frymë lehtë. Pas disa fitoreve me rezultate të ngushta dhe disfatave, Barça kishte detyrimin të dëbonte fantazmat duke u kualifikuar në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve.

“Shumë i lumtur për ekipin dhe klubin. Na duhej, mbi të gjitha, pas dy vitesh që përjetuam fatkeqësinë e të luajturit në Ligën e Evropës”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes.

Lexo po ashtuBarcelona nuk e lëshon kreun, fiton me përmbysje ndaj Portos

“Bëmë një lojë të mirë kundër një ekipi të madh. Reaguam mirë, me mentalitet fitues. Goli i barazimit ishte shumë i mirë për ne dhe ishim në një nivel të mirë në pjesën e dytë”.

“Kemi shkuar gradualisht nga më pak në më shumë. Ne bëmë një hap shumë të rëndësishëm përpara, jo vetëm për shkak të klasifikimit. Loja është e mirë. Fituam besim”.

Megjithatë, Xavi e bën të qartë se kjo fitore nuk do të ndihmojë në eliminimin e dyshimeve që janë mbjellë për figurën e tij si trajner.

“Problemet nuk zgjidhen kurrë te Barça. Ndjej kënaqësi, nuk më çlirojnë nga asgjë sepse nuk isha në burg; Ndjenja është një ndjenjë gëzimi dhe qetësie”.

“Kjo ishte ditë për të uruar klubin dhe ekipin sepse ky është procesi i projektit”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat