Arteta elozhe për futbollistin

Futboll

Arteta elozhe për futbollistin

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 13:13
Trossard e Arteta

“Topçinjtë” e Arsenal po kalojnë padyshim momentet më të mira të  sezonit, teksa pasi karpi një fitore të “artë” , 0 em1, ndaj Brentford, duke u ngjitur kështu, në vendin e parë të Premier League, me 1 pikë, më shumë se “Qytetaret” e Manchester City dhe 2 më shumë, se “Të Kuqtë” e Liverpool, që pozicioohen në vendin e 3-të.

Pasi siguroi vendin e parë, “Topçinjtë” e teknikut Mikel Arteta do të zbresin në fushën, mbrëmjen e kësaj të mërkure, teksa do të përballen në “Emirates Stadium”, me skuadrën e Lens dhe gjatë konferencën “strategu” spanjoll u shpreh se djemtë e tij do të futen në fushë vetëm për fitore e më tej u ndal te performancat e njërit prej lojtarëve të tij e më konkretisht “yllit” belg, Leandro Trossard, me këtë të fundit që u transferua nga Brighton për 24 milionë paundë.

“Nuk flas për aspektin financiar, pasi nuk jam ekonomisti i klubit, por unë me të vërtetë mendoj se Leandro është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ka shumë talent, veçanërisht një inteligjencë të madhe për të luajtur futbollin që duam të zhvillojmë ne”,-,-..

Ndërkaq, kujtojmë se gjatë këtij sezoni, “ylli” i sulmit të “Topçcinjeve numëron 6 gola dhe 2 asiste në të gjithë kompeticionet me “Topçinjtë”, që objektiv primar ka rikthimin te titulli kampion në Angli pas 20 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat