Clattenburg sulmon Marciniakun

Futboll

Clattenburg sulmon Marciniakun

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:07
Pamje nga ndeshja

Anglia duket e tërbuar pas penalltisë së Szymon Marciniak, akorduar në favor të PSG-së në kohën shtesë, kundër Newcastle, e cila solli golin e barazimit 1-1. Një episod që i lejoi parizienët të ruanin vendin e dytë në Grupin F, pas Borussia Dortmundit që fundosi kuqezinjtë në “San Siro”.

Mark Clattenburg, një ish-arbitër ndërkombëtar anglez, beson se kolegu i tij polak gaboi. “Newcastle ka çdo të drejtë të ndihet i grabitur, – tha ai për “Daily Mail”. – Kylian Mbappé nuk duhet ta kishte pasur kurrë atë mundësi për të barazuar nga pika e bardhë në minutën e tetë të kohës shtesë.

Në fillim të ndeshjes, ne pamë se topi goditi Lewis Miley në kofshë dhe më pas kaloi nga njëri krah, paksa larg trupit. Kwiatkowski (kreu i VAR-it) vendosi të mos e dërgonte Marciniak para monitorit. Gjatë kohës shtesë ne dëshmuam një rast pothuajse identik.

Topi kërcen nga gjoksi dhe bërryli i Tino Livramentos, këtë herë Kwiatkowski rekomandoi rishikim të rastit nga Marciniak në monitor. Të gjithë janë të bindur se krahu i Livramento është i tensionuar për shkak të goditjes specifike, që i është treguar nga VAR.

Megjithatë, pamjet e tjera tregojnë qartë se nuk ishte kështu.

Krahu i mbrojtësit ishte në një pozicion të natyrshëm për lëvizjen që bënte. Ai nuk kishte kohë për të reaguar ndaj devijimit të topit. Kjo penallti del kundër të gjitha udhëzimeve dhe rregulloreve përkatëse të UEFA-s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat