Ramadani prezantohet te Drita sot në orën 15:00?

Futboll

Ramadani prezantohet te Drita sot në orën 15:00?

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:53
Ramadani

Drita do ta prezantojë sot trajnerin e ri, i cili do ta pasojë të larguarin Akis Vavalis.

Zekirija Ramadani do të jetë trajner i ri i gjilanasve dhe trajneri shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të prezantohet sot nga nënkampioni i Kosovës në konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 15:00, të cilën e kanë paralajmëruar Bardhekaltrit..

Ramadani e njeh mirë futbollin kosovar pasi i kishte disa eksperienca, përfshirë këtu ato te Trepça ’89, te Feronikeli, te Prishtina dhe te Gjilani.

Pas eksperiencës në Shqipëria me Egnatian, ai e drejtoi edhe klubin nga Arabia Saudite, Ohod.

Drita nuk e ka nisur mirë sezonin e ri duke përfunduar aktualisht në vendin e tretë me 25 pikë, 10 më pak se lideri Ballkani, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat