Rritet interesi për biletat e derbit Tirana - Partizani

Futboll

Rritet interesi për biletat e derbit Tirana - Partizani

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Pamje nga një ndeshje

“Erdhi sahati”, kjo është motoja me të cilën Tirana ka vendosur ta promovojë këtë derbi të radhës, teksa prej disa ditësh, bardheblutë kanë nisur edhe shitjen e biletave të betejës që i pret ditën e dielë ndaj Partizanit në “Air Albania”, ora 19:00.

Prej dy ditësh kanë nisur shitjet e para, teksa biletat mund t’i gjeni “online” dhe në pikën e shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sa u përket çmimeve, një biletë në tribunën përballë kushton 1 mijë lekë të reja, ndërsa në ato pas portave, 500 lekë. Çmimet në tribunën VIP kushtojnë respektivisht 3 mijë, 4 mijë dhe 5 mijë lekë.

Shqiptarët shquhen për t’i lënë gjërat në momentin e fundit, por jo të paktë janë ata që kanë menduar ndryshe.

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se interesi për bileta ka qenë mjaft i lartë, teksa sot e në vazhdim pritet të rritet edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat