Derbi i madh mes Shkupit dhe Shkëndijes, Limani: Në skuadër kemi lojtarë me përvojë

Futboll

Derbi i madh mes Shkupit dhe Shkëndijes, Limani: Në skuadër kemi lojtarë me përvojë

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:09
Limani

Shkëndija të dielën ndeshet me Shkupin në Çair në derbin e xhiros së 17-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtësi Ardian Limani beson në paraqitje pozitive dhe fitore në duelin që luhet në Shkup nesër nga ora 13:00.
Ardian Limani, futbollist, thotë: “Po jemi edhe me pikë të barabartë, kështu që do të jetë një derbi i madh besoj.

Kualiteti i dy skuadrave është i lartë, kështu që mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, mirëpo ne shkojmë me qëllimin vetëm për tre pikë.

Në skuadër kemi lojtarë me përvojë të cilët kanë luajtur në ndeshje shumë të mëdha me shumë tifozeri, mirëpo kjo nuk duhet të ndikojë te ne. Puna jonë është vetëm brenda fushës dhe mendoj se duhet ta menaxhojmë në mënyrën më të mirë pa rënë në presionin e kundërshtarit”.

Del Shkëndija me epilogun e dëshiruar?….

Ardian Limani përgjigjet: “Mendoj se po!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat