Polemikat që prodhoi ndeshja me Interin

Futboll

Polemikat që prodhoi ndeshja me Interin

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 18:37
Pamje nga ndeshja

Polemikat që prodhoi Napoli-Inter rrezikon të ketë pasoja në nivel sportiv për kampionët e Italisë. “Il Mattino” raportonte për protesta të forta në tunelin e dhomave të zhveshjes në fund të ndeshjes, kundër Davide Masas për arbitrimin (për përplasjen Lautaro Martinez-Lobotka përpara golit të 0-1 dhe kontaktit në zonë mes Açerbit dhe Osimhenit).

Një pjesë e drejtuesve, por edhe disa lojtarë të Napolit ishin protagonistë me tone të larta dhe të ashpra që fluturonin në drejtim të arbitrit, gjë që inspektorët federalë mund ta kenë shënuar në raportin përfundimtar të ndeshjes.

Prandaj ekziston frika se mund të ketë skualifikime.

Tensioni ishte i lartë te kampionët e Italisë, duke filluar nga trajneri ,Valter Maxarri, i cili në fakt nuk foli pas ndeshjes, teksa përpara gazetarëve u shfaq drejtori sportiv Meluso:

“Goli i parë na dha një goditje dhe nisi me një faull ndaj Lobotkës, i cili meritonte ndërhyrjen e menjëhershme. Më pas është penalltia për Osimhen” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat