Milan nis kontaktet për rinovimin me portierin

Futboll

Milan nis kontaktet për rinovimin me portierin

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:52
Mike Maignan

“Corriere della Sera” bën një pasqyrë të situatës së Mike Maignan.

Francezi, i cili u rrit në ekipin e të rinjve të PSG-s, ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2026 dhe përfiton 2.8 milionë euro. Sigurisht një shifër që nuk është e duhura për një portier si ai.

Milan në teori nuk do të donte ta privonte veten para tij. Furlani dhe Moncada kanë nisur tashmë bisedimet për rinovimin e kontratës dhe kanë gjetur gatishmërinë e lojtarit për të qëndruar në një qytet dhe në një ekip ku ai ndihet i dashur.

Megjithatë, duhet gjetur një gjuhë e përbashkët në lidhje me pagën e tij, pasi rrethi i francezit kërkon 8 milionë euro, një shifër tepër e lartë për Milanin.

Maignan ka dhe kërkesa nga skuadrat e mëdha. Verën e kaluar Chelsea kishte interes për të, por nuk ndodhi asgjë pasi kuqezinjtë kërkuan 100 milionë euro për të.

Tashmë Bayern Munich është në pole position për të, pasi e sheh si zëvendësuesin ideal të Neuer. Manchester United gjithashtu ka shfaqur interes për portierin francez, por edhe Chelsea që ende nuk ka hequr dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat