Dështoi te Mancheser United

Futboll

Dështoi te Mancheser United

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Donny van de Beek

Donny van de Beek shpresonte se kalimi i mentorit të tij, Erik ten Hag, si trajner i Manchester United, do ta ringjallte.

Mirëpo ndodhi e kundërta, mesfushori holandez nuk është pjesë e planeve të trajnerit i cili e aktivizoi për disa minuta mes Premier League dhe League Cup.

Kështu, në janar ai mund të vendosë të kalojë në një ekip që i lejon të shfaqë cilësitë e tij.

Cilësi që edhe pse tri vitet e fundit nuk janë shfaqur, të gjithë i njohin ende tek futbollisti. Kjo është arsyeja pse ish-lojtari i Ajaxit përfundoi në radarët e Juventusit dhe Barcelonës.

Katalanasit donin ta merrnin që në vitin 2019, pas Frenkie de Jong, por asgjë nuk ndodhi dhe një vit më vonë lojtari zbarkoi në Angli.

Barça, me dëmtimin e Gavit, duhet të nënshkruajë me një mesfushor dhe mund të riformojë dyshen Van de Beek-Frenkie de Jong dyshen, që ishte afër arritjes së suksesit në Champions në sezonin 2018/19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat