Arrestohet lojtari i njohur i kombëtares

Futboll

Arrestohet lojtari i njohur i kombëtares

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 12:54
Simon Vukçeviq

Futbollisti i njohur malazez Simon Vukçeviq është arrestuar në Serbi pasi tentoi të largohej nga vendi me armë pa leje.

Vukçeviq, i cili i dha fund karrierës së tij futbollistike në vitin 2018, u arrestua në pikën kufitare Gostun duke tentuar të largohej nga Serbia.

Në veturën e tij u gjetën një pistoletë dhe 126 fishekë dhe për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale sipas Ligjit për Armët, Vukçeviqit iu shqiptua një muaj paraburgim.

Vukçeviç u rrit në Partizanin e Beogradit, fanellën e të cilit e veshi nga viti 2003 deri në vitin 2006. 

Më pas ai luajti për Saturn, Sporting Lisbonës, Blackburn, Karpaty, Vojvodina, Levadiakos dhe në vitin 2015 ishte dashur të transferohej në Sarajevë, por transferimi dështoi në minutën e fundit.

Në vend të Koshevës, ai shkoi në Enosis qipriot, më pas në Chaves dhe e mbylli karrierën në vitin 2018 me Buduçnostin nga Podgorica.

Ai luajti për dy ekipe kombëtare. Ai ka veshur fanellën e Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2004 dhe 2005 për pesë ndeshje, ndërsa më pas ka bërë 45 paraqitje për kombëtaren e Malit të Zi me 2 gola të shënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat