Bytyçi operohet, Partizani reagon

Futboll

Bytyçi operohet, Partizani reagon

Nga: K. G. Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 13:59
Bytyçi

Futbollisti Altin Bytyçi është operuar me sukses dhe beson e shpreson se do të kthehet së shpejti që ta ndihmojë ekipin e Partizanit të Tiranës.

Mbrojtësi ka problem me ligamentin duke iu referuar informatës nga KF Partizani. 

 “Altin Bytyçi ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Egnatias. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për rikostruksionin e ligamentit kruciat anterior në ambjentet e "Spitalit Amerikan".

Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, njofton KF Partizani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat