Liria mposhtet edhe në Malishevë

Futboll

Liria mposhtet edhe në Malishevë

Nga: K. G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:08
Pamje nga një ndeshje

Liria e pafat, kthehet kokulur nga stadiumi "Liman Gegaj" në Malishevë, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Malisheva.

Dukej se Liria po del e pamposhtur por pësuan në minutën e 90+7. 

Hazrollaj shënoi nga penalltia.

Nga minuta e 72-të, Malisheva mbetet me një lojtar më pak pasi që Xhaka u përjashtua me karton të kuq por kjo nuk e ndihmoi Lirinë.

Malisheva zë vendin e katërt me 26 pikë e Liria të fundit me 9 sosh pas 17 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat