Koln në telashe! Leart Paçarada lëndohet, sa do të mungojë?

Futboll

Koln në telashe! Leart Paçarada lëndohet, sa do të mungojë?

Nga: K. Goca Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 12:33
Leart Paçarada

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, anëtar i Koln-it, ka pas një javë jo të mirë për faktin se është lënduar në ndeshjen me Mainz-in, në takimin e javës së 14-të të Bundesliga I.

Përballja Koln – Mainz përfundoi pa fitues (0:0).

Mediumi gjerman “Geissblog” ka raportuar se sa do të mungojë mbrojtësi Paçarada. 

“1. FC Köln mbetet pa Leart Paçaradën në fazën e fundit të vitit. 

Mbrojtësi i majtë pësoi dëmtim të muskujve kundër FSV Mainz 05. 

Sargis Adamyan është gjithashtu jashtë për shkak të lëndimit.

Për herë të parë që nga fundi i tetorit (vër. jonë standard i pakontetueshëm), Leart Pacarada luajti për më shumë se një çerek ore të dielën e kaluar kundër FSV Mainz 05. Mbrojtësi i majtë hyri në lojë si zëvendësues.

Dy ditë pas barazimit 0:0, megjithatë, është e qartë: Paçarada e ka paguar shtrenjtë përpjekjen e tij 45-minutëshe.

Siç njoftoi FC Koln të martën, në fillim të javës stërvitore, Paçarada pësoi një dëmtim muskulor kundër Mainz. 

Kjo do të thotë se i sapoardhuri i verës do t'i mungojë ekipit dy ndeshjet e mbetura këtë vit kundër SC Freiburg dhe Union Berlin.

Sipas klubit, Paçarada do të mungojë deri në vitin e ri. Saktësisht se sa kohë mbrojtësi do të mungojë mbetet e paqartë”, shkruan mes të tjera mediumi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat