Jo vetëm Barcelona pas Van de Beek

Futboll

Jo vetëm Barcelona pas Van de Beek

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:05
Van de Beek

Jo vetëm Barcelona pas Van de Beek!

“Fantazisti” holandez, Donny van de Beek u transferua me shumë bujë, gjatë verës së vitti 2019, nga “Harkëtarët” e Ajax, drejt “Djajve të Kuq” të Manchester United, me këta të fundit, që derdhën plot 39 milionë euro, në arkat e “gjigantëve” holandezë, mirëpo gjithçka shkoi ters për të, në Premier League.

Mirëpo, edhe pse tashmë ka hyrë në sezonin e tij të katërt dhe në stol është ish-tekniku i tij, Erik ten Hag, sërish “tulipani” i mesfushës nuk po arrin të tregojë cilësitë e tij, në fushën e blertë, teksa ka arritur të luajë vetëm pak minuta, në dy ndeshje këtë sezon, një në Premier League e një në EFL Cup e për këtë aryse e ardhmja e holandezit shihet larg “Old Trafford”,

“Fantazisti” 26-vjeçar është në “radarët” e “katalanasve” të Barcelona dhe jo vetëm, pasi për holandezin e mesfushës interesohen gjithashtu edhe “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, si dhe “surpriza” e këtij sezoni, në La Liga, Girona, ekipe të cilat ndryshe nga “blaugranat” mund t’i ofrojnë ish-“yllit” të Ajax, pozicionin e titullarit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat