Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta

Futboll

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Stadiumi “St. James Park”

Sikur të mos mjaftonin dëmtimet e shumta, Newcastle ka humbur edhe shërbimet e Martin Dubravkës. Skuadra angleze sfidon Milanin sonte në mbrëmje në “St. James Park”.

Në një përballje ku fitorja nuk mjafton për asnjërin ekip, pasi për t’u kualifikuar duelet me eliminim direkt në Champions League duhet të shpresojnë që Dortmundi të frenojë PSG-në.

Pasi humbën shërbimet e titullarit Nick Pope (dëmtim në shpatull), bardhezinjve anglezë mund t’u mungojë edhe portieri tjetër: Martin Dubravka.

Portieri i kombëtares së Sllovakisë, është me grip dhe është në dyshim për duelin ndaj kuqezinjve të Stefano Piolit.

Trajneri Eddie Howe shpreson që 34-vjeçari të rikuperohet në momentet e fundit. Nëse jo, atëherë mes shtyllave do të rreshtohet Loris Karius. Portieri i tretë i Newcastle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat