Rudiger: Ndjehem shumë rehat në Madrid

Futboll

Rudiger: Ndjehem shumë rehat në Madrid

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:30
Pamje nga një ndeshje

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi.

Rudiger ka kontratë aktuale me Realin deri në muajin qershor të vitit 2026, ndërsa tha se dëshiron ta vazhdojë të ardhmen e tij te gjiganti spanjoll edhe për një kohë të gjatë.

“Ndjehem shumë rehat këtu te Real Madridi. Unë dua që të vazhdojë në këtë klub edhe për një kohë të gjatë”, tha Rudiger.

Që prej transferimit nga Çellsi te Reali si lojtar i lirë, Rudiger ka arritur të bëjë 74 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat