Situata në Napoli nuk është e qetë

Futboll

Situata në Napoli nuk është e qetë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:46
Osimhen

Napoli ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve teksa ka mundur me lehtësi Bragën në stadiumin “Maradona”.

Megjithatë, situata në Napoli nuk është e qetë, veçanërisht pas përplasjes më të fundit mes kampionëve të Italisë dhe sulmuesit nigerian Viktor Osimhen.

Vetëm një ditë para ndeshjes kundër portugezëve, sulmuesi shkoi në Marok, për të fituar “Topin e Artë” afrikan, veprim që ka shkaktuar polemika.

Trajneri Maxarri e kaloi situatën me delikatesë, por gazeta “Il Mattino” ka nënvizuar se Osimhen dhe menaxheri i tij Roberto Kalenda ishin gati të ndërmerrnin hapa ligjorë kundër klubit nëse ky i fundit do ta kishte penguar sulmuesin që të shkonte në Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat