Ceballos: Ancelotti është si një baba për të gjithë ne

Futboll

Ceballos: Ancelotti është si një baba për të gjithë ne

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Dani Ceballos

Dani Ceballos i dha fitoren Real Madrid në Berlin. Një gol i festuar me inat, duke çliruar të gjithë tensionin e akumuluar në muajt e fundit tepër të vështirë.

“Pak nga pak po fitoj vetëbesim. Është e vërtetë që nuk jam në maksimumin tim, por goli më ndihmon.

Skuadra më ka dhënë gjithmonë shumë besim. Por mbi të gjitha, ka qenë e rëndësishme mbështetja e familjes sime.

Kanë qenë momente të vështira, për shkak të dëmtimeve dhe sepse kur hyra në loja nuk gjeja ritmin. Por tani jam i lumtur për fitoren dhe për këtë gol, jam shumë i lumtur.

Nëse jam këtu sot, kjo është falë ndihmës së tij themelore. Ai e di se sa shumë kam kaluar, më ka mbështetur gjithmonë.

Më tha se ishte shumë i lumtur për golin. Besimi i tij është thelbësor, është si një baba për mua, për të gjithë ne”, është shprehur Dani Ceballos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat