Nketiah: Duam titullin në Premier League dhe Championsin

Futboll

Nketiah: Duam titullin në Premier League dhe Championsin

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:27
Nketiah

Edi Nketiah ëndërron të fitojë Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve pasi shënoi golin e tij të parë europian me Arsenalin në barazimin 1-1 kundër PSVsë të martën.

“Topçinjtë” të cilët rivalizojnë për titull këtë sezon, janë kualifikuar edhe në 1/8-at e Champions-it, ndërsa sulmuesi 24-vjeçar i akademisë tha:

“Ëndrra ime është t’i fitoj të dyja titullin dhe Champions-in. Liga e Kampioneve është një kompeticion i madh. Nuk ka kuptim të jesh në një garë nëse nuk ëndërron të fitosh.

Ne kemi cilësinë për ta bërë këtë dhe po shtyjmë çdo ditë për të fituar çdo turne që hyjmë dhe luajmë. Ky është objektivi ynë dhe ai i klubit të Arsenalit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat