Shqiptari i Kosovës: Po shkojmë në Zagreb për të fituar! Torcida po na pret

Futboll

Shqiptari i Kosovës: Po shkojmë në Zagreb për të fituar! Torcida po na pret

Nga: K. Goca Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:46
Emir Sahiti

Derbi i madh që çon në këmbë gjithë Kroacinë, mes dy rivalëve të përbetuar e të përjetshëm Dinamo e Zagrebit dhe Hajduku i Splitit.

“Dinamo dhe Hajduku në Maksimir do të mbyllin këtë të diele pjesën vjeshtore të sezonit kroat. 

Ndeshja luhet në kuadër të javës së 19-të dhe është do të fillojë në orën 17:15.

Kërkesa për bileta është e madhe”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Futbollisti i Hajdukut, Emir Sahiti dhe reprezentuesi i Kosovës, beson e shpreson se do të kthehet ballëlart nga Maksimiri.

"Shkojmë në Zagreb për të fituar, ‘Torcida’ është aty dhe na presin tifozët tanë që nuk i gjen askund, shpresoj edhe ata do të jenë të kënaqur me ne”, tha Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat