Synonte të mos i frikësonte lojtarët e tij

Futboll

Synonte të mos i frikësonte lojtarët e tij

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:45
Simeone

Diego Simeone dhe Leo Messi janë përballur disa herë në La Liga, duke qenë se vitet e fundit kanë qenë simbolet e Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Në ato ndeshje gjithmonë shumë të ndezura ishte dikush tjetër që kishte detyrën e vështirë të përballej në fushë me kampionin argjentinas, pikërisht mbrojtësi i Colchoneros, Filipe Luis.

38-vjeçari brazilian, i cili sapo ka njoftuar tërheqjen e tij pasi përfundoi karrierën në vendlindje me Flamengon, tregoi se si Cholo nuk e thitri kurrë Messin me emrin e tij, por gjithmonë përdorte një epitet fyes.

Një fjalë specifike që synonte të mos i frikësonte lojtarët e tij kur përballeshin me më të mirin në botë.

Filipe Luis ishte mbrojtës i majtë dhe për këtë arsye pas transferimit të Luis Suarez te Barcelona dhe zhvendosjes së Messit në të djathtë, duelet mes të dyve ishin praktikisht të përhershme.

“Messi është lojtari më i mirë me të cilin jam përballur ndonjëherë, – tha Filipe Luis për Charla Podcast. – Ka trajnerë që vënë një lojtar për ta kontrolluar atë, të tjerët vënë dy ose tre.

“Tek Atletico Simeone donte katër lojtarë rreth tij. Dhe kur ai shënoi një gol, i kujt ishte faji? I askujt. Ne të gjithë e kishim bërë mirë punën tonë, por ai ishte Messi”.

Simeone e dinte mirë se duhej të përpiqej në çdo mënyrë për të kufizuar “Pleshtin” në fushë, por në të njëjtën kohë ai nuk donte që lojtarët e tij të kishin frikë prej tij dhe për këtë arsye – përveç taktikave të futbollit – ai u përpoq të përdorte një truk psikologjik:

“Para ndeshjeve kundër Barcelonas, Simeone nuk e përdori kurrë emrin e Messit. Ai gjithmonë e quante atë ‘xhuxhi’, që kur të gjendeshim përballë tij, të mos kishim frikë prej tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat