Publikohen formacionet e sfidës Chelsea - Newcastle

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Chelsea - Newcastle

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:04
Formacionet

Mund të jetë një nga kompeticionet më me pak rëndësi për “elitarët” e Premier League, por sërish kërkohet triumfi. Në orët 21:00,

"Blutë” e Chelsea do të presin në “mitikun” e Londrës, “Stamford Bridge”, “Bardhezinjtë” e Newcastle, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve të EFL Cup.

Përsa i përket formacioneve, teknikut Mauricio Pochettino i ka rreshtuar “Londinezët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë është vendosur serbi, Petrovic.

Në krahët e mbrojtjes janë Disasi e Ben Chilwell, me qendrën që mbulohet si zakonisht nga Badiashile e Thiago Silva.

Para mbrojtjes janë vendosur Moises Caicedo e Enzo Fernandez, ndërsa më të avancuar janë Raheem Sterling, Cole Palmer e Conor Gallagher, me “bomberin” senegalez, Nicolas Jackson, që vendoset i vetëm në majën e sulmit.

Në krahun tjetër, tekniku Eddie Howe i ka vendosur “Bardhezinjtë” e tij në fushë, me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Dubravka. Në mbrojtje, nga krahët janë vendosur Krafth e Livramento, me qendrën që mbulohet nga Lascelles e Botman. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Longstaff, Bruno Guimaraes e Miley, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Almiron, Callum Wilson e Anthony Gordon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat