Akuzohet për për**unimin e 23-vjeçares për lojtarin

Futboll

Akuzohet për për**unimin e 23-vjeçares për lojtarin

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 17:01
Dani Alves

Gjykata e Barcelonës ka caktuar gjykimin kundër Dani Alves për datat 5, 6 dhe 7 shkurt. Braziliani, ish-futbollisti i disa skuadrave, akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze të re natën e 30 dhjetorit të vitit të kaluar në klubin e natës “Sutton” të Barcelonës.

Prokuroria e Barcelonës ka kërkuar 9 vite burg për lojtarin më të titulluar në historinë e futbollit.

Prokuroria publike kërkon gjithashtu 10 vite liri të mbikëqyrur dhe dëmshpërblim prej 150 mijë euro për “viktimën”.

Denoncuesja nga ana e saj kërkon dënimin maksimal të parashikuar nga Kodi Penal për një krim të këtij lloji: 12 vite burg. Prokuroria private, e drejtuar nga avokatja Ester García, kërkon një dënim më të madh se prokuroria, e cila kërkon 9 vite burg, dhe të njëjtin dëmshpërblim: 150 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat