Tërhoqi skuadrën nga fusha, shpjegon arsyet

Futboll

Tërhoqi skuadrën nga fusha, shpjegon arsyet

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:58
Ecmel Faik Sarioglu

Tërhoqi skuadrën nga fusha, presidenti i Istanbulspor shpjegon arsyet

Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik Sarioglu vendosi të tërheqë skuadrën nga fusha e lojës në minutën e 73-të të ndeshjes ndaj Trabzonsporit.

Shkak u bë një penallti e dhënë nga VAR-i, teksa pas rreth 24 orësh nga ngjarja, presidenti Sarioglu theu heshtjen, duke shpjeguar vendimin e tij.

“Përgjegjës për tërheqjen e ekipit nga fusha janë arbitrat dhe Federata Turke e futbollit. VAR-i kishte 5 minuta që shihte episodin dhe nuk merrte dot një vendim, ndaj ndërhyra për të tërhequr ekipin.

Mund të na dërgojnë edhe një ligë më poshtë, por nuk ka rëndësi.

E rëndësishme është që të ketë drejtësi. Unë vetë jam nga Trabzoni dhe nuk doja që një gjë e tillë të ndodhte në këtë ndeshje, por e kam theksuar gjithmonë që duam drejtësi në fushë.

Federata Turke është përgjegjëse dhe ajo nuk jep dorëheqjen, por duhet shkarkuar”, tha Sarioglu, duke thumbuar presidentin e Federatës Turke të Futbollit.

Te Istanbulspor luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Eduart Rroca, Valon Et’hemi dhe Florjan Loshaj, me këtë të fundit që ishte dhe protagonist i penalltisë që solli vendimin për tërheqjen e ekipit nga fusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat