Durrësi pjesë e Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat i organizon Kosova

Futboll

Durrësi pjesë e Lojërave Mesdhetare 2030, të cilat i organizon Kosova

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
Daulina Osmani e Emiriana Sako

Përveç 10 komunave në Kosovë, edhe qyteti i Durrësit në Shqipëri do të jetë nikoqir i Lojërave Mesdhetare 2030.

Gjatë ditës së djeshme zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Daulina Osmani, takoi kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, për të biseduar për sportin detar të lundrimit dhe hapat e mëtutjeshëm në kuadër të bashkëpunimit për Lojërat Mesdhetare 2030.

Ministria e Kulturës ka njoftuar se nga 10 komunat e Kosovës, Komuna e Durrësit është e 11-ta ku do të organizohen Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

Në këtë takim mori pjesë edhe nënkryetari i Durrësit Renis Mullaj dhe koordinatori i Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar mes Kosovës dhe Shqipërisë, Gentian Sala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat