Skuadra e Paçaradës dënohet rëndë nga CAS-i

Futboll

Skuadra e Paçaradës dënohet rëndë nga CAS-i

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:31
Leart Paçarada në mes

Koelni i Leart Paçaradës është në vendin e parafundit me 10 pikë në 16-të ndeshje, aq sa kanë edhe Mainzi dhe Darmstadti.

Kolni dhe trajneri Steffen Baumgart ndanë rrugët, ndërsa një ditë më pas, skuadra gjermane është goditur rëndë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ka shkruar “Blick” të premten.

Koelni nuk do të mund të transferojë ndonjë lojtar në dy afatet e ardhshme kalimtare, dhe shkas për këtë është transferimi i sllovenit të ri, Jaka Çuber Potoçnik, në janar të vitit 2022.

Ish-klubi i tij, Olimpija Lubjana e ka akuzuar Koelnin që e ka shtyrë në atë kohë 16-vjeçarin Potoçnik ta prishë kontratën.

Për më shumë, Kolni duhet t’i paguajë klubit slloven dëmshpërblim prej 60 mijë eurove.

“Do të donim vendim tjetër dhe në fakt kemi pritur ndryshe.

Jemi të dëshpëruar me CAS-in që e ka klasifikuar këtë transferim si jo të ligjshëm”, ka thënë drejtori menaxhues i Koelnit, Christian Keller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat