CEO Saudi Pro League: Ne nuk duam të luajmë në Champions!

Futboll

CEO Saudi Pro League: Ne nuk duam të luajmë në Champions!

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Carlo Nohra, CEO i Saudi Pro League, ka dhënë një intervistë të gjatë për La Repubblica, ku ka folur për objektivat e Arabisë Saudite, duke mohuar dëshirën për të marrë një ekip në Champions League:

“Ky nuk ka qenë kurrë qëllim. Jemi në Azi dhe ne po luajmë për Ligën e Kampionëve të Azisë, nuk ka arsye të mendojmë ndryshe. Duam të rrisim standardet e garave në të cilat marrim pjesë.”

A ka mundësi të lindë një kampionat alternativ me klubet më të mira?

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku është sporti tani. A do të vijë një ditë kur kufijtë kombëtarë dhe kontinentalë do të zhduken dhe do të ketë një ligë tjetër? Unë mendoj se të gjithë jemi dakord se ndoshta kjo është ajo që duhet të ndodhë.

Ndoshta kjo është ajo që do të të jetë në gjendje të mbështesë sportin në një afat të gjatë Nuk mund të parashikoj se si do të përfundojë, por mendoj se futbolli dhe të gjitha sportet kanë detyrën të përshtaten me një botë në ndryshim.

Nuk është vetëm dëshira e Arabisë Saudite apo e UEFA-s për të ndryshuar diçka ose për të detyruar diçka në një produkt tjetër. Ne i kemi vënë vetes synimin që të bëhemi një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

Jemi vetëm në fillim të këtij rrugëtimi dhe e dimë që do të jetë i gjatë dhe i vështirë, por hapat e parë i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë të nevojshmet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat