​Cili ishte mesazhi i Ten Hag në zhveshtore që inspiroi fitoren mbrëmë kundër Aston Villas?

Futboll

​Cili ishte mesazhi i Ten Hag në zhveshtore që inspiroi fitoren mbrëmë kundër Aston Villas?

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 09:54
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka zbuluar se çfarë ju ka thënë lojtarëve të tij në zhveshtore, mesazh i cili inspiroi “Djajtë e Kuq” drejt një fitoreje me përmbysje kundër Aston Villas mbrëmë.

United ishte dy gola në disavantazh, ku John McGinn dhe Leander Dendocker i dhuruan epërsinë Aston Villas.

Por, vendasit arritën të rikthehen në lojë duke barazuar rezultatin me anë të dy golave të Alejandro Garnachos, para se Rasmus Hojlund të shënonte golin e parë në Premier Ligë në minutën e 82’, gol që i siguroi fitoren e United.

Pas fitores dramatike, Ten Hag zbuloi se çfarë i tha skuadrës gjatë pushimit mes dy pjesëve, duke thënë se në këtë fitore kishte rol besimi.

“Atmosfera ndryshoi shumë nga pjesa e parë në të dytën, por nëse e shihni pjesën e parë, ju po humbisni për shkak të dy rasteve, në momente kur ne nuk ishim shumë të fokusuar. Unë veçse mendoja se ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, dhe provuam e provuam. Në pushim i thash lojtarëve, vazhdoni të besoni, dhe vazhdoni të bëni atë që e bëmë, në fakt bëni më shumë”, tha Ten Hag. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat