Bremer rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër”

Futboll

Bremer rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër”

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:47
Bremer

Bremer rinovon kontratën me “Zonjën e Vjetër”!

Qendërmbrojtësi brazilian, Gleison Bremer ka rinovuar kontratën e tij me klubin e Juventusit.

26-vjeçari ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028, ku do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhezi edhe për disa sezone të tjera.

Bremer u transferua nga Torino te Juventus, ku “Zonja e Vjetër” kishte një përballje të fortë në merkato me klubin e Interit, por në fund braziliani zgjodhi Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat