Hojbjerg kërkohet nga kampioni i Italisë

Futboll

Hojbjerg kërkohet nga kampioni i Italisë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Hojbjerg

Klubi italian, Napoli raportohet se është i interesuar për Pierre-Emile Hojbjerg e Tottenhamit.

Sipas medieve italiane, kampionët në fuqi të Italisë, janë në negociata me “Spurs” për Hojbjerg.

Klubi nga “Diego Maradona” synojnë të transferojnë danezin në formë huazimi qysh në muajin janar.

Hojbjerg prej kohësh është i lidhur me Juventusin, por, tani siç raportohet, Napoli ka hyrë fuqishëm në garë për 28-vjeçarin.

Napoli e dëshiron Hojbjergun edhe nëse arrijnë të transferojnë Lazar Samardzic nga Udinese.

Trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, synon të sjellë në skuadër dy mesfushorë këtë dimër, sepse André-Frank Zambo Anguissa pritet të largohet muajin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat