Trajneri i Milanit: Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik

Futboll

Trajneri i Milanit: Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 22:53
Pioli

Milan fitoi ndaj Sassuolos në San Siro me rezultatin 1-0 teksa heroi i kuqezinjve ishte Christian Pulisic.

Një fitore kjo që i bën kuqezinjtë të marrin frymë lirisht pas barazimit me Salernitanën ndërsa ambienti tashmë është më i qetë.

Pas sfidës, trajneri Stefano Pioli theksoi se ai nuk e ka ndjerë kurrë rrezikun e një shkarkimi të mundshëm ndërsa shtoi se viti 2024 do të jetë më i mbarë për Milanin e tij.

“Viti 2023 nuk ishte ashtu siç ne dëshironim, por besoj shumë se 2024 do të jetë më i mbarë.

Shkarkimi? Nuk jam ndjerë kurrë në rrezik dhe as që e kam menduar. Kurrë nuk kam thënë se kjo mund të ishte ndeshja ime e fundit, jam gjithmonë me mendjen te ndeshja e radhës dhe objektivi për të fituar në çdo rast.

Gjatë sezonit ka disa momente që janë me ulje e ngritje, megjithatë djemtë bënë një punë të mirë ndaj Sassuolos, kam në dispozicion një skuadër të ndërgjegjshme dhe që njeh aftësitë që zotëron.

Skuadra ka respektin e duhur ndaj meje, klubit dhe tifozëve, japin gjithmonë maksimumin.

Shoqëria do të më besojë gjithmonë përsa kohë unë të jem në krye të Milan. Të trajnosh Milanin nuk është e lehtë pasi bëhet fjalë për një skuadër që synon të fitojë në çdo ndeshje”, u shpreh Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat