Edhe Vllaznia “braktis” Shqipërinë për fazën përgatitore

Futboll

Edhe Vllaznia “braktis” Shqipërinë për fazën përgatitore

Më: 3 janar 2024 Në ora: 11:41
Vllaznia

Pushimet për ekipet e Superiores kanë përfunduar. Partizani ditën e djeshme pasi zhvilloi seancën e parë stërvitore në vendin tonë u nis menjëherë për në Turqi.

Demat nisëm menjëherë me përgatitjet, teksa juk janë ekipi i vetëm që ka vendosur që për pjesën e dytë të sezonit të zhvendoset jashtë.

Vllaznia gjithashtu ditën e djeshme ka zbarkuar në Ulqin, ku do të qëndrojë për disa ditë.

Shkodranët do të zhvillojnë fazën përgatitore në Ulqin, ndërsa Qatip Osmani ka nisur mënjëherë me stërvitjen. Ende nuk dihet nëse skuadra do të ketë ndonjë ndeshje miqësore apo jo.

“Pas dy ditëve pushim, futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer sërish procesit stërvitor.

Pasditen e sotme ata kanë zhvilluar të parën seancë për këtë vit dhe menjëherë pas saj janë nisur drejt Ulqinit ku do të qëndrojnë deri në fund të kësaj jave, për të zhvilluar atje pjesën më intensive të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit”, shkruan klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat