Kampionët e Anglisë janë gati do ta blejnë brazilianin

Futboll

Kampionët e Anglisë janë gati do ta blejnë brazilianin

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:33
Savinjo

Mançester Siti pritet të jetë aktiv edhe në merkaton e dimrit, ku një nga piketat  është afrimi i një lojtari nga klubi i tyre satelit në Spanjë.

Kampionët e Anglisë janë gati do ta blejnë brazilianin Savinjo, i cili po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Gironas.

“Sky Sports”  raporton se  Siti ka vendosur ta transferojë Savinjon, i cili po kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.

Mançester Siti pritet që të shpenzojë gati 40 milionë euro për 20-vjeçarin brazilian. Savinjo është huazuar te Girona nga klubi francez i Trojesit, me të cilën ka kontratë deri nëvitin 2027.

Në 20 ndeshje në këtë pjesë të parë të sezonit braziliani  ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat