Limani largohet nga Shkëndija e Tetovës

Futboll

Limani largohet nga Shkëndija e Tetovës

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:32
Ardian Limani

Mbrojtësi nga Kosova, Ardian Limani, nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.  

"Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. 

Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme", - njofton FC Shkëndija.

Pjesë e Shkëndijes është edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Endrit Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat