Mkhitaryan: Ky lloj “maskimi” i Juventusit është thjesht taktik

Futboll

Mkhitaryan: Ky lloj “maskimi” i Juventusit është thjesht taktik

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:24
Henrik Mkhitaryan

Mesfushori i Interit, Henrik Mkhitaryan, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur mbi garën e titullit në Serie A, duke përdorur metaforën e një pasioni të madh të tij, përveç futbollit, pikërisht shahut.

Micki, a nuk është kjo një lojë shahu mes dy skuadrave, jush dhe Juventusit?

Janë 20 ndeshje, një garë me faza, në të cilat luajmë gjithmonë kundër ekipeve të ndryshme, jo vetëm kundër Juventusit. Këtu qëndron dallimi, në konsistencën në çdo ndeshje, javë pas jave. Objektivi për ne ishte i qartë që nga fillimi i këtij kampionati: ylli i dytë në fanellë.

A nuk mendoni se Juve po fshihet pak, kur bardhezinjtë thonë se synojnë vendin e katërt?

Është një strategji, duan të bëjnë presion ndaj nesh dhe Milanit, por edhe ata synojnë titullin. Të gjithë luajnë lojën e tyre dhe do të shohim në fund…

Në çfarë aspekti ndiheni më të fortë si Inter?

Edhe pse kemi ndryshuar shumë, ndjej të njëjtën klimë pozitive në dhomën e zhveshjes dhe të njëjtin mentalitet fitues. Forca e Interit qëndron në themelet e tij të sigurta. Në të vërtetë, krahasuar me sezonin e kaluar, ne kemi bërë një hap para në pjekuri. Tashmë e kemi e kuptuar se çfarë na mungonte për të qenë një skuadër vërtetë e madhe: pak qetësi dhe eksperiencë e duhur në disa ndeshje të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat