Werner rikthehet në Premier League, jo të Chelsea

Futboll

Werner rikthehet në Premier League, jo të Chelsea

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:56
Werner

Talenti i Crystal Palace, Michael Olise nuk është synim i vetëm i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të janarit.

Klubi nga “Old Traffordi” sipas gazetarit Florian Plettenberg, synon të transferojë edhe sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman, i cili verën e kaluar iu bashkua Leipzig pas dështimit tek Chelsea, duket se sërish do të rikthehet në Premier League, por kësaj herë tek rivalët e londinezëve, Man United.

Menaxheri i Unitedit, Erik Ten Hag, synon ta forcojë repartin e sulmit, dhe Werner thuhet se është opsion i mundshëm për “Djajtë e Kuq”.

Drejtuesit e skuadrës angleze, siç raportohet, janë duke përgatitur ofertën për sulmuesin gjerman/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat