Rabio-Juve, takimi për rinovim

Futboll

Rabio-Juve, takimi për rinovim

Më: 5 janar 2024 Në ora: 16:00
Adrien Rabio

Rabio-Juve, takimi për rinovim!

Adrien Rabio edhe pse pa kupat e Europës, pas dënimeve të njëpasnjëshme me pikë që Juventusi mori sezonin e kaluar, vendosi që të bëjë një gjest shumë të bukur, duke pranuar të mos tradhtojë, por edhe pse në skadencë të kontratës të rinovojë edhe për një sezon.

Por ndërkohë gjërat në Torino duket se kanë ndryshuar, “Zonja e Vjetër” është në garë për titullin kampion. Prandaj, drejtuesit bardhezi duan që të rinovojnë me yjet e tyre dhe Rabio është ndër më të rëndësishmit.

Por megjithë sulmin serioz që ka nisur ndaj francezit nga klubet angleze, të dyja palët kanë vendosur që ta shtyjnë takimin për rinovimin vetëm pas garancisë për kualifikimin në Champions të Juves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat