Arteta: Mund të mos blejmë asnjë lojtar në janar

Futboll

Arteta: Mund të mos blejmë asnjë lojtar në janar

Më: 6 janar 2024 Në ora: 21:53
Arteta

Mikel Arteta pranoi se ekziston një mundësi që Arsenali mund të mos shtojë radhët e skuadrës në merkaton e këtij muaji, ndërkohë që pak ditë më parë kishte thënë se skuadra e tij kishte nevojë për përforcime për të rivalizuar për titullin kampion, ndërsa shumë pozicione si ky nuk janë të mbuluara.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kupës FA kundër Liverpulit, trajneri spanjoll tha: “Ekziston një mundësi. Jurrien ka një dëmtim të gjatë. Tomi do të largohet.

Ne jemi të hapur për transferime, por primarja do të jetë shfrytëzimi në maksimum i lojtarëve që kemi.

Do të punojmë me klubin për të kuptuar nëse ka ndonjë mundësi, por fillimisht do fokusohemi te lojtarët që kemi në dispozicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat