Prodani mbetet në Superiore

Futboll

Prodani mbetet në Superiore

Më: 7 janar 2024 Në ora: 17:03
Indrit Prodani

Prodani mbetet në Superiore!

Indrit Prodani ditën e djeshme njoftoi largimin nga Dinamo.

Mbrojtësi ka luajtur me “Blutë” vetëm në 10 ndeshje, ku më pas ia ka dalë të shënojë edhe 2 gola.

Siç duket lojtari ka gjetur menjëherë skuadrën e re. Sipas “Futbolli në Shqipëri” bëhet me dije se për 25-vjeçarin ka oferta nga ekipe të tjera të Superiores. Bëhet fjal për Laçin, me kurbinasit që kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen.

Në fakt nëse Prodani do të veshë fanelën e bardhezinjve do të ishte një rikthim në shtëpi për të, pasi në të kaluarën ka luajtur për Laçin dhe tashmë pritet të rikthehet te ekipi i vendlindjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat