Vetëm Barcelona ka më shumë lojtarë të rinj

Futboll

Vetëm Barcelona ka më shumë lojtarë të rinj

Më: 7 janar 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga ndeshja

Juventusi triumfoi mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 ndaj Salernitanës, duke u vënë në ndjekje të kryesuesve të Interit. Golat e Iling Xhunior dhe Vlahoviç i siguruan 3 pikë të arta bardhezinjve.  

“Zonja e Vjetër” është skuadra e vetme në Serinë A këtë sezon me 3 golashënues të lindur që nga viti 2003.

Bëhet fjalë për Iling-Zhunior, Jilldiz dhe Mireti. Të 3 këta futbollistë që i përkasin moshës U-21 kanë gjetur rrugën e rrjetës me bardhezinjtë. 

Vetëm Barcelona ka më shumë lojtarë të rinj në TOP 5 Ligat Europiane që ka më shumë golashënues të rinj këtë sezon, plot 4, pra 1 më shumë se Juventusi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat