Lajm i madh për Zhegrovën

Futboll

Lajm i madh për Zhegrovën

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:23
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është zgjedhur Lojtari i Muajit tek Lille.

Ylli ynë u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor.

24 vjeçari e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara.

“I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi përfaqësuesi ynë në Instastory.

Zhegrova i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 7 asistime në të gjitha garat në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat