Firmos me AF Elbasanin deri në verën e 2026-ës

Futboll

Firmos me AF Elbasanin deri në verën e 2026-ës

Më: 9 janar 2024 Në ora: 22:26
Pamje nga prezantimi

Menjëherë pas largimit nga Tirana, Ardit Hila ka gjetur skuadrën ere.

Mesfushori ka firmosur me klubin e AF Elbasanit deri në verën e 2026-ës, pra për dy vite e gjysmë.

Këtë lajm e ka bërë publik klubi “verdheblu” përmes rrjeteve sociale, ku bën me dije se Hila është zyrtarisht pjesë e ekipit të tyre, me mesfushorin që pas largimit nga Kategoria Superiore për të luajtur me ekipin e Kategorisë së Parë.

“ Ardit Hila firmos zyrtarisht me ekipin tonë për 2.5 vite. Mesfushori vjen pas eksperiencës në kryeqytet me ekipin e Tiranës.”-shkruhet në postimin e AF Elbasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat