Ja kush do të jetë drejtori sportiv i klubit ku luan Benzema

Futboll

Ja kush do të jetë drejtori sportiv i klubit ku luan Benzema

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:13
Ramon Planes

Ja kush do të jetë drejtori sportiv i klubit ku luan Benzema!

Ramon Planes është drejtori i ri sportiv i Al Itihad. Pavarësisht se klubi saudit u përpoq të bindte Paolo Maldinin, kanë arritur të nënshkruajnë me ishin e Real Betisit.

Ai do të fitojë 2 milionë në vit tek skuadra ku bën pjesë ylli francez, Karim Benzema. 

Planes bëri një punë të shkëlqyer në 8 muaj tek klubi andaluzian por tani e ardhmja e tij është në Arabinë Saudite.

Menaxheri 56-vjeçar e zhvilloi karrierën e tij si futbollist dhe trajner në Lleida, në qytetin e tij të lindjes. 

Në qershor 2007 ai iu bashkua sekretariatit teknik të Espanjoliy dhe në maj 2009 u promovua drejtor sportiv. 

Në vitin 2014 ai nënshkroi me Totenhemin dhe më pas punoi me Elçe, Rajo Vajekano dhe Getafe. Në vitin 2018, Erik Abidal e mori atë si krahun e tij të djathtë tek Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat